Një UFO sillet mbi Melburn me orë të tëra

  • 24 July 2019 - 08:52
Një UFO sillet mbi Melburn me orë të tëra

Natën e së dielës së 31 gushtit, shumë dëshmitarë të Melburnit të Australisë kanë parë me sytë e tyre një objekt misterioz në qiell. Ky objekt kishte qëndruar në qiell për më shumë se një orë, duke shndritur me drita të lloheve të ndryshme, ku përfshihej e kuqja, e gjelbra dhe e kaltra.

UFO-ja është parë nga dëshmitarë të shumtë, duke përfshirë edhe Toni Koromilas, i cili edhe e incizoi objektin. Një dëshmitar tjetër, Ami Hasson, po ashtu arriti ta bënte një incizim. Ai thotë se objekti lëvizte në drejtime të ndryshme dhe nga largësia dukej si një top, por kur e kishte shikuar më për së afërmi, me anë të zumit, kishte mbetur i mahnitur nga forma e tij. Por, Perry Vlahos nga Shoqata e astronomëve të Viktorias, thotë se objekti në fjalë ishte një “gjirokopter”, të cilin dikush e kishte pajisur me drita të llojllojshme, që të dukej më interesant. Ata kurrë nuk e pranojnë të vërtetën, apo jo?  

(Kosova Sot Online)