Çka thoshte Nostradamusi rreth shkuarjes së njeriut në Hënë?

  • 26 July 2019 - 08:44
Çka thoshte Nostradamusi rreth shkuarjes së njeriut në Hënë?

Disa katërvargëshe të Nostradamusit mund ta kenë parashikuar se shkuarja e njerëzve në Hënë, do të bëhej objekt i talljeve. Ja çka thotë ai në vargjet e tij: 9 - 65 “Ai do të vijë që të shkojë në skaj të Hënës Ku ai do të rrëmbehet dhe do të dërgohet në një botë të çuditshme.

Frutat e papjekura do të jenë subjekt i një skandali të madh. Dikush do ta ketë një faj të madh, e dikush tjetër do t’i marrë të gjitha lëvdatat. Ky katërvargësh rëndom interpretohet si parashikim i shkuarjes së vërtetë në Hënë, por sipas interpretimeve më të reja parashikimi në fjalë flet për shkuarjen e rrejshme në Hënë. Ka shumë ekspertë që e thonë mu këtë, se njeriu kurrë nuk ka qenë në Hënë dhe se të gjitha ato filmime janë të rrejshme. 

(Kosova Sot Online)