Në Juta shihen flota të tëra të UFO-ve

  • 27 July 2019 - 08:35
Në Juta shihen flota të tëra të UFO-ve

Ekspertët nga Juta e SHBA-së janë duke analizuar një video-incizim, të bërë nga një dëshmitar në lokalitetin Ogden, i cili kishte parë objekte të shumta, që fluturonin në qiell, sikur të ishin kope delesh apo tufa shpezësh, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Dëshmitari ishte jashtë duke e shikuar Hënën rreth orës 9 të mbrëmjes, kur kishte hetuar lëvizjen e UFO-ve në qiell. Më pas, ai e bëri video-incizimin, i cili është duke u analizuar tani. Përndryshe, shteti i Jutës ka pasur 4 njoftime për pamjen e UFO-ve vetëm gjatë muajit të gushtit të këtij viti.

Në vendin e parë në këtë kategori gjendet Kalifornia, ku gjatë gushtit janë raportuar 99 takime me alienët. Besohet se shumica e këtyre rasteve janë të rreme, apo false, por nëse vetëm një është i vërtetë, atëherë çdo gjë është në rregull.

(Kosova Sot Online)