Në Australi gjenden krijesa misterioze

  • 28 July 2019 - 12:52
Në Australi gjenden krijesa misterioze

Disa krijesa bizare dhe të panjohura të detit, që kanë formë të kërpudhës, janë gjetur dhe identifikuar nga kërkuesit shkencorë. Organizmat e çuditshëm janë gjetur në thellësi nga 400 deri në 1000 metra larg brigjeve australiane.

Të quajtura Dendrogramma, këto krijesa duket se përbëhen vetëm nga një lëkurë e jashtme dhe nga një shtresë e materialit të çuditshëm, në formë xhelatine. Janë gjetur dy specie të ndryshme të kësaj krijese, ku asnjëra nga to nuk hyn në ndonjë grup të njohur deri tani të gjallesave.

"Dy speciet e zbuluara duket se i takojnë trungut të hershëm të pemës së jetës, me ngjashmëri me krijesën e zhdukur Ediacara, e cila ka jetuar para disa milionë vitesh", thotë Dr Jorgen Oleson nga Universiteti i Kopenhagës. 

(Kosova Sot Online)