UFO i tejdukshëm në formë trekëndëshi është incizuar në Karolinën Veriore

  • 29 July 2019 - 09:08
UFO i tejdukshëm në formë trekëndëshi është incizuar në Karolinën Veriore

Një instruktor ushtarak pretendon që ka incizuar një lloj UFO, që nuk mund të shihet me sy të lirë. Objektin ai e ka përshkruar si një objekt në formë trekëndëshi, që fluturonte ngadalë, ulët, pa bërë zë dhe ishte i tejdukshëm. Kohëve të fundit kemi pasur rastin të dëgjojmë shumë njerëz teksa flasin për objekte të çuditshme që u janë shfaqur.

Mirëpo, dëshmia që vjen nga Lelandi i Karolinës Veriore është shumë e veçantë, pasi që objekti misterioz, përveçqë besohet të ketë qenë i tejdukshëm, pra që nuk shihet me sy të lirë, mirëpo është incizuar përmes kamerës speciale, dëshmia vjen nga një njeri shumë i shkolluar, i cili ka pasur rastin të njoftohet me lloj-lloj fluturakesh. Pra, objekti në fjalë nuk mund t’i jetë ngatërruar me ndonjë fluturake tokësore. 

(Kosova Sot Online)