Fantazmat e kujt gjenden në varrezë?

  • 11 gusht 2019 - 09:08
Fantazmat e kujt gjenden në varrezë?

Varrezat kryesisht janë vende të frikshme, që ua fusin frikën në palcë të gjithëve, madje edhe atyre që pretendojnë se janë njerëz të guximshëm. Regjisorët e filmave e kanë përdorur këtë gjë me vite të tëra për të krijuar tregime të frikshme, mirëpo pse mos të përdorën varrezat që në të vërtetë janë të pushtuara. Më poshtë kemi renditur disa prej varrezave më të pushtuara, të cilave duhet t’u realizohet nga një film.

1.  Varrezat ‘Maple Hill’, Alabama

Fantazmat e kujt gjenden në këtë varrezë?

Shpirtrat e disa fëmijëve të vdekur e shfrytëzojnë këtë hapësirë për të luajtur, duke bërë që ajo të quhet edhe ‘Parku i Fëmijëve të Vdekur’.

Si shfaqen fantazmat?

Duke qeshur nën hundë dhe dëgjohen zëra fëmijësh në mes të natës.

Pse është ky vend i pushtuar?

Thuhet që në fillim të viteve të 60-a është raportuar për një numër të madh fëmijësh të kidnapuar dhe besohet që zërat, të cilët dëgjohen në këtë varrezë, të jenë të tyre.

2.  Varrezat e Shën Louis-it në Nju Orlins

Fantazma e kujt gjendet në këtë varrezë?

Fantazma e Marie Laveau-së.

Si shfaqet fantazma?

Shpirti i Laveau-së mund të shfaqet në formën e maces së zezë me sy të kuq. Thuhet që ai që kalon afër këtyre varrezash, duhet të kryqoret tri herë dhe të ik me nxitim, përndryshe do të jetë i mallkuar për tërë jetën.

Pse është kjo varrezë e veçantë?

Në varrin 347, aty ku besohet që pushon trupi i Marie Laveau-së, kushdo që afrohet duhet të kryqoret tri herë dhe të kërkojë që një dëshirë t’iu plotësohet. Pra, njerëzit i kanë dhënë një rëndësi të madhe këtij varri.

3.  Varrezat në Pensilvani

Fantazma e kujt gjendet në këtë varrezë?

Kjo hapësirë besohet të jetë e pushtuar nga fantazma e një ushtari.

Si shfaqet fantazma?

Në këto varreza sillet një burrë shtatlartë i veshur me rroba të ushtrisë, i cili u thotë vizitorëve: ‘Ajo që ju kërkoni, është m’u atje’, para se të zhduket pa gjurmë.

Pse është ky vend i pushtuar?

Kjo hapësirë ka qenë vendi ku janë zhvilluar luftime të ashpra gjatë Luftës së Ftohtë, andaj edhe kanë ndodhur shumë vrasje mizore.

4.  Varrezat ‘Chestnut Hill’, Ishulli Rhode

Fantazma e kujt gjendet në këtë varrezë?

Në këto varreza sillet fantazma e Mercy Brown-it, një vajzë e re, e cila kishte ndërruar jetë në vitin 1892.

Si shfaqet fantazma?

Fantazma e vajzës së vogël paraqitet duke ecur e veshur në një fustan me ngjyrë të zezë. Zëri i saj është incizuar, ku edhe dëgjohet duke thënë: ‘Ju lutëm më lini të pushoj e qetë’.

Pse është ky vend i pushtuar?

Babai i Mercy-s ka thënë që dyshon shumë që trupi i vajzës së saj ishte keqtrajtuar pas vdekjes, andaj edhe thuhet që kjo është arsyeja pse ajo ende sillet nëpër varreza.

(Kosova Sot Online)