Gjymtimi i kafshëve në Argjentinë

  • 31 July 2019 - 08:36
Gjymtimi i kafshëve në Argjentinë

Hulumtuesi i fenomeneve paranormale nga Argjentina, Marcelo Fasano, ka bërë të ditur për disa raste të gjymtimit misterioz të kafshëve në lokalitetin Rekonkuista, Santa Fe. Tregimi ishte raportuar nga radio stacioni lokal, “Radio Amanecer” dhe është shumë interesant.

Aty thuhet se pronarët e kafshëve i gjetën ato tepër të shqetësuara tri ditë para se t’i gjenin të ngordhura, me gjymtime të shumta. Dy rastet më të reja të gjymtimit të kafshëve ndodhën një në Villa Adela, në distriktin Villa Okamponë, fermën e Osvaldo Maregas; kurse incidenti tjetër kishte ndodhur rreth 20 km më larg në një fushë në pronësi të familjes Miranda. Edhe pse nuk kanë shumë gjëra të përbashkëta, këto fenomene ndodhin në pjesë të ndryshme të botës.  

(Kosova Sot Online)