Në Danimarkë zbulohet një kështjellë unike

  • 01 August 2019 - 08:51
Në Danimarkë zbulohet një kështjellë unike

Një kështjellë impresive në formë unaze është gjetur në një ishull, 50 km në jug të Kopenhagës. Kjo është kështjella e pestë e këtij lloji që është zbuluar ndonjëherë dhe e para në 60 vitet e fundit. Besohet se ajo daton nga shekulli X. Besohet se këto kështjella janë ndërtuar gjatë sundimit të mbretit Harald Bluetooth, i cili ndikoi në përhapjen e krishterimit në Danimarkë dhe Norvegji.

Besohet se ndërtimin e kështjellës së zbuluar tash vonë e ka mbikëqyrur djali i tij, Sweyn Forkbeard, i cili e kishte përdorë atë si kazermë për ta lansuar pushtimin e ishujve britanikë. Diametri i kësaj kështjelle është 145 m dhe ajo mbrohej nga një rrethojë e gjerë 10 metra. “Edhe pse vikingë ka pasur edhe në vende të tjera, këto kështjella rrethore janë unike vetëm për Danimarkën”, thotë historiani Lasse Sonne. 

(Kosova Sot Online)