Prej nga muret antike në Mars?!

  • 02 August 2019 - 08:39
Prej nga muret antike në Mars?!

Tanimë është bërë e rëndomtë që të komentohen fotografitë që na vijnë nga Marsi, duke gjetur aty çmos, duke filluar nga gjallesat e ndryshme, e deri te detet dhe oqeanet. Por, kësaj radhe fotografitë janë shumë të qarta dhe nuk lënë vend për interpretime të shumëfishta. Në këtë fotografi unike, të bërë në Mars, shihen qartë formacionet e drejta gjeometrike, të cilat nuk mund të jenë asgjë tjetër, pos mureve.

Ato duket sikur ishin ndërtuar për ta mbrojtur ndonjë qytet, shumë kohë më parë. Ekzistojnë edhe disa struktura drejtkëndore në pjesën e fundit të mureve. Sikur këto fotografi të ishin bërë në Tokë, atëherë askush nuk do të dyshonte se ato janë mure antike. Në këtë aspekt, ndoshta më i vlefshëm do të ishte mendimi i arkeologëve, sesa i NASA-s. Që të gjithë e dimë se NASA-s nuk i pëlqejnë komentet që theksojnë mundësinë e ekzistimit të jetës në Mars.  

(Kosova Sot Online)