Fantazma në një klub striptizi

  • 05 August 2019 - 08:37
Fantazma në një klub striptizi

Kohëve të fundit na ka rastisur të dëgjojmë shumë shpesh raste, kur njerëzit janë ankuar për praninë e fantazmave apo shpirtrave të ligj nëpër shtëpitë apo dyqanet e tyre. Megjithatë, prania e një fantazme në një klub striptizi është diçka e re.

Stafi i klubit ‘Perfect 10s’ janë të bindur që ata kanë një klient të frikshëm, që ua ka futur frikën në palcë të gjithëve. Vajzat kanë dëgjuar tinguj të këmbëve duke ecur dhe madje kanë parë një burrë të vjetër, të veshur në të zeza. Menaxherja e këtij klubi ishte frikësuar aq shumë në një rast, saqë kishte kërcyer nga dritarja duke ikur. Ndërsa, pronari i lokalit, Barry Hastewell, 37-vjeçar, ka thënë me shaka: ‘Më vjen inat, sepse ai hyn e kënaqet pa paguar hyrje’.  

(Kosova Sot Online)