Një pjesë e dokumentacioneve të UFO-ve ishin zhdukur pa gjurmë para dy dekadash

  • 05 August 2019 - 08:39
Një pjesë e dokumentacioneve të UFO-ve ishin zhdukur pa gjurmë para dy dekadash

Hulumtuesi dhe studiuesi i dukurive mbinatyrore dhe krijesave jashtëtokësore, John Greenewald, tash e një kohë të gjatë ka parashtruar kërkesën për të shikuar dokumentacionet lidhur me UFO-t, dokumente të cilat ishin lëshuar në fillim të viteve të ‘90-ta.

Në atë kohë, kur kishte filluar mbledhja e informacioneve të dokumentuara, shumica e të dhënave ishin redaktuar, për t’u klasifikuar më pas nëpër vende të caktuara. Megjithatë, një pjesë jo e vogël e dëshmive të dhëna dhe të informatave të mbledhura në lidhje me UFO-t e shfaqura në atë kohë, ishin humbur pa gjurmë. 

(Kosova Sot Online)