Quincy timberlake vret të birin trevjeçar, thotë se ishte duke larguar djajtë nga trupi i tij

  • 06 August 2019 - 08:30
Quincy timberlake vret të birin trevjeçar, thotë se ishte duke larguar djajtë nga trupi i tij

Një baba që është akuzuar për vrasjen e të birit të tij trevjeçar ka thënë që është munduar të largojë jashtëtokësorët dhe djajtë nga trupi i të birit, para se ndihma e shpejtë ta gjente trupin e pajetë të vogëlushit. Në gjykimin që është mbajtur të premten, pas padisë së Esther Adongo Timberlake për bashkëshortin e saj Quincy Timberlake, që të dy 40-vjeçar,

Quincy ka thënë që është detyruar ta godasë të birin për t'ia hequr shpirtrat e ligj që e kishin pushtuar. Sinclair Timberlake, i biri i çiftit, kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ditën e 18 qershorit në shtëpinë e tyre në Keni. Quincy kishte bërë presion në stomakun e birit të tij, ndërsa pas vdekjes ekzaminimet kanë treguar që Sinclair ka qenë i dëmtuar rëndë, nga disa metoda tradicionale, me të cilat i ati ishte përpjekur t'ia largonte djajtë. Zotëri Timberlake është politikan dhe kishte planifikuar të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në vitin 2017 në Keni. 

(Kosova Sot Online)