Drita të kaltra pushtojnë një shtëpi në Florida

  • 06 August 2019 - 08:31
Drita të kaltra pushtojnë një shtëpi në Florida

Një grua nga Florida ka thënë që shtëpia e saj është pushtuar nga një numër i madh i dritave të kaltra, të cilat janë të padukshme me sy të lirë, mirëpo mund të vërehen qartë nëpërmjet thjerrëzës së kamerave. Gruaja, identiteti i së cilës nuk është bërë publik, ka nxjerrë një sërë fotografish, në të cilën shihen drita të madhësive të ndryshme teksa enden lirshëm nëpër dhomën e saj të ndejës.

Ajo fillimisht i kishte vërejtur dritat në një fotografi të zakonshme dhe kishte menduar që është thjesht reflektim, mirëpo pasi që kishte shikuar më gjatë nëpërmjet syrit të kamerës kishte vërejtur që shtëpia e saj ishte e mbushur me drita të tilla. Ajo ka kontaktuar ekspertët dhe po shqyrton mundësitë e largimit të tyre nga shtëpia e saj. Një fenomen i ngjashëm kishte ngjarë edhe në vitin 1994, kur Jose Escamilla kishte zbuluar disa drita misterioze, me ngjyrë të kaltër, teksa po mundohej të incizonte një UFO në Nju Meksiko. 

(Kosova Sot Online)