Australiani që 'mësoi' dialektin mandarin duke qenë në komë

  • 06 August 2019 - 08:32
Australiani që 'mësoi' dialektin mandarin duke qenë në komë

Australiani Ben McMahon kishte studiuar dialektin mandarin në shkollën e mesme, mirëpo e kishte pranuar që ka qenë shumë larg të folurit rrjedhshëm. Më pastaj, kur një aksident i tmerrshëm me makinë e kishte lënë në komë, prindërit e tij ishin frikësuar që ai kurrë nuk do të kthehej më.

Fatmirësisht, Ben McMahon kishte mbledhur vetën dhe ishte këndellur, mirëpo diçka shumë e çuditshme kishte ngjarë kur ai ishte zgjuar, ai përgjatë gjithë kohës ka folur vetëm në dialektin mandarin. Madje rrjedhshëm. I ishin nevojitur disa ditë për ta rikthyer anglishten e tij të rrjedhshme, ndërsa dialekti mandarin i ka mbetur si 'dhuratë' nga koma, për më tepër ekspertët thonë që ai është personi që flet këtë dialekt më së miri në botë, përjashtuar ata që e kanë gjuhë të nënës. 

(Kosova Sot Online)