Nano-diamantet tregojnë që toka ishte goditur nga një asteroid

  • 07 August 2019 - 08:34
Nano-diamantet tregojnë që toka ishte goditur nga një asteroid

Para 12.800 vitesh toka ishte goditur nga një stuhi e ftohtë, e cila kishte rezultuar me zhdukjen e shumë specieve. Megjithatë, shkaktari i kësaj ngjarje ende është i panjohur. Njëra nga teoritë është që toka ishte goditur nga një kometë ose asteroid dhe tani ka dalë një hulumtim që mbështet këtë teori.

Pas studimit të nano-diamanteve të mbledhura në Evropë, Amerikën Veriore dhe Amerikën Jugore, hulumtuesit kanë ardhur në përfundim që kjo teori është e saktë. Shkencëtarët nga Universiteti i Çikagos kanë ardhur në përfundim që “Ngrirja e Madhe” kishte ardhur si rezultat i një ndikimi kozmik. Si rezultat i goditjes së tokës nga një asteroid, një sipërfaqe prej 50 milionë kilometrash katrorë ishte mbuluar nga nano-diamantet. Shënim: Nano-diamantet janë lloje diamantesh të cilat krijohen nga eksplodimet e ndryshme.  

(Kosova Sot Online)