Anija e zhdukur në Arktik gjendet pas 160 vjetësh

  • 07 August 2019 - 08:35
Anija e zhdukur në Arktik gjendet pas 160 vjetësh

Njëra nga dy anijet e mëdha eksploruese, që ishin zhdukur në Arktik në vitin 1845, është gjetur pas një ekspedite të gjerë kërkuese. Sir John Franklin ishte nisur para 160 vjetësh me dy anije dhe ekuipazhin e tij për të bërë njërin ndër zbulimet më të mëdha të asaj kohe, mirëpo kur anija dhe 129 anëtarët e ekuipazhit ishin zhdukur në detin e hapur, ngjarja e tij ishte bërë njëri ndër misteret më të mëdha të asaj kohe.

Megjithatë, tani, kur kanë kaluar më shumë se pesë vjet që prej kur Qeveria e Kanadasë kishte urdhëruar kërkimin e anijeve, kërkuesit kanë arritur të gjejnë njërën prej anijeve të Franklin-it. ‘Jam shumë i lumtur t’ju them që ekspedita ‘Victoria Strait’ këtë vit ka zgjedhur njërin nga misteret më të mëdha të Kanadasë, duke gjetur njërën prej anijeve të zhdukura gjatë ekspeditës së Franklin-it’, ka thënë kryeministri i Kanadasë, Stephen Harper. 

(Kosova Sot Online)