SHKENCËTARËT TË CILËT HUMBËN JETËN NGA SHPIKJET E VETA

  • 10 August 2019 - 14:13
SHKENCËTARËT TË CILËT HUMBËN JETËN NGA SHPIKJET E VETA

Me shpikjet e tyre, shkencëtarët e përmirësojnë jetën e të gjithë neve, por në disa raste ata kanë rënë viktima të vetë shpikjeve të tyre

Vëllezërit Francis dhe Frelan Stanley Francis Edgar Stanley dhe vëllai i tij binjak, Frelan Oscar Stanley, në vitin 1896 kishin shpikur automobilin "Stabley Steamer". Në vitin 1906 e kishin thyer rekordin e shpejtësitë, duke kaluar 1 milje për vetëm 28,2 sekonda. Kjo d.m.th. se automobili i tyre mund ta arrinte shpejtësinë deri në 205 km/h. Në vitin 1918 vëllezërit e shitën kompaninë, kurse po atë vit, humbën jetën në një aksident me automobilin të cilin e kishin shpikur vetë

. Fluturakja pa motor Njeriu i cili kishte frymëzuar vëllezërit Wright - Otto Lilienthal - ishte njeriu i parë të cilit i kishte shkuar për dore që të bënte fluturime të përsëritura dhe të sigurta me fluturake pa motor. Para suksesit të tij, fluturimi konsiderohej "ëndërr e budallenjve dhe ëndërrimtarëve". Marrë në përgjithësi, Lilienthal kishte konstruktuar 18 lloje të fluturakeve dhe kishte bërë 2.000 fluturime. Por, gjatë fluturimit të fundit të tij, ai e humbi kontrollin dhe ra në humnerë. Fjalët e tij të fundit ishin: "Sakrificat janë të domosdoshme".

Kinezi që donte të bëhej astronaut Sipas legjendës, kinezi Van Hu donte të shkonte në gjithësi. Legjenda thotë se në Kinë raketat përdoreshin që në vitin 1232. Kështu, Van Hu kishte lidhur disa raketa për karrigen e tij, të cilat më pas i ndezi, pasi që ia kishte mësyrë gjithësisë. Por, pas ndezjes së raketave u shkaktua një zhurmë e madhe dhe më nuk u pa as Van Huja, e as shpikja e tij. edhe pse mund të ketë dyshime në vërtetësinë e kësaj legjende, sot e kësaj dite në Hënë një krater mbanë emrin e Van Husë.

Balona me ajër të nxehtë Francezi teatral Jean-François Pilâtre de Rozier ishte paraqitur të merrte pjesë në fluturimin e parë të balonës me ajër të nxehtë në vitin 1783 bashkë me markezin Darland për shkak se nuk donte që ai nder t'i takonte dikujt tjetër. Ky fluturim atë e bëri të famshëm, por fitoren e morën dy njerëz të tjerë, pasi që e kaluan tunelin La Mansh të parët me balonë. Ata për pak sa nuk e humbën jetën. Duke dashur që edhe vetë ta fitonte një famë të tillë, Jean-François Pilâtre de Rozier shpiku balonën "Rozie" e cila dukej se ishte e përkryer. Megjithatë, gjatë tentimit për ta kaluar Lamanshin, ndodhi diçka misterioze dhe ai e humbi jetën. 

(Kosova Sot Online)