FBI-ja dëshmon se Hitleri kishte ikur në Argjentinë

  • 13 August 2019 - 08:44
FBI-ja dëshmon se Hitleri kishte ikur në Argjentinë

Adolf Hitler kishte ikur me një nëndetëse, jo më afër, por në Argjentinë, ku kishte jetuar në një fermë mirë të ruajtur pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Thuhet se ai kishte vuajtur nga astma dhe shumë ithatë. Një dosje e FBI-së e përshkruan veprën dhe jetën e Hitlerit. Në fakt, sapo ishte marrë njoftimi në fjalë, FBI-ja kishte filluar menjëherë me analizimin e vërtetësisë së këtij lajmi.

Në dokumentet e zbuluara flitet për një imigrant në Kanada, i cili thoshte se i kishte ndihmuar Hitlerit, dy grave dhe disa gjermanëve të tjerë që të dilnin nga nëndetësja në vendin e Amerikës jugore, rreth dy javë pas rënies së Berlinit, në prill të vitit 1945.

Më pas, Hitleri dhe shoqëruesit e tij kishin ikur maleve me kuaj. Në dokumente nuk përmendet emri i argjentinasit, i cili ua kishte dhënë këto informata amerikanëve, me shpresë se, në këmbim, do t’ia jepnin azilin në SHBA. Ai kishte thënë edhe këtë: “Nëse shkoni në një hotel në San Antonio, Argjentinë, unë do t’ua organizoj takimin me një njeri, i cili do t’ju tregojë se ku gjendet Hitleri.  

(Kosova Sot Online)