Ringjallja e dështuar, arrestohet mashtruesi

  • 14 gusht 2019 - 08:34
Ringjallja e dështuar, arrestohet mashtruesi

E kemi fjalën për një incident të çuditshëm, i cili ndodhi në distriktin Bahaualnagar të Pakistanit, ku Muhammed Sabir, një i ashtuquajtur dijetar nga fshati Mubarakabad, kishte bërë me dije se ishte i aftë që t’i ringjallte të vdekurit. Në një përpjekje fatale për ta demonstruar këtë “dhunti” të tij,

Sabir filloi që ta kërkonte një vullnetar, i cili do të lejonte që Sabiri t’ia merrte jetën, e më pas ta ringjallte para një grupi njerëzish. Dhe, kështu u mblodhën njerëzit për ta parë Sabirin, duke e vrarë një vullnetar 40-vjeçar, Muhammed Niaz, në sheshin e fshatit. Derisa ai shqiptonte fjalët “magjike”, që, sipas tij, do të duhej ta ringjallnin njeriun e gjorë, për të pranishmit u bë e qartë se ai kishte vdekur njëherë e mirë, dhe se nuk bëhej fjalë për kurrfarë ringjalljeje. Nuk vonoi e Sabirin e arrestoi policia, pasi që ai tentoi të ikte. 

(Kosova Sot Online)