Një varrezë me të vërtetë e frikshme

  • 14 August 2019 - 08:35
Një varrezë me të vërtetë e frikshme

Varrezat vetvetiu të ngjallin frikë, por kjo frikë, thuajse në të gjitha rastet, është e pabazuar. “Thuajse” në të gjitha rastet, por jo edhe në këtë. “Varrezat e Beqarit” në Çikago, që në fakt janë varreza të përdhosura, kanë qenë vend i shumë ngjarjeve paranormale, si dhe e riteve të shumta satanike. Këto varreza, të cilat tani janë të papërkujdesura, kanë varre që datojnë nga vitet 1830. Pjesa më e madhe e gurëve të varreve janë thyer, por edhe shumë kufoma janë zhdukur.

Nga rreth 200 varret sa ishin dikur aty, vetëm 20 sish tani janë të paprekura. Që nga vitet 1960 ka pasur thashetheme rreth ritualeve satanike në këto varreza. Ka edhe thashetheme rreth dritave të çuditshme, të kuqe, që ju përcjellin pas, rreth zërave të fëmijëve duke vajtuar, dukuri këto që përpos që janë përjetuar nga kureshtarët, në disa raste edhe janë incizuar. Shumë njerëz që shkojnë aty, ankohen për dhembje fyti, zënie të frymës dhe kollitje, e cila nuk u ndalet derisa të kthehen në shtëpi. Në disa zona të kësaj varreze temperatura është rreth 20 gradë celsius më e ulët sesa temperatura e rrethinës.

(Kosova Sot Online)