Lerina García - femra nga një dimension tjetër!

  • 15 August 2019 - 08:31
Lerina García - femra nga një dimension tjetër!

Në korrik të vitit 2008, një grua mirë e edukuar 41 vjeçe, e quajtur Lerina Garcia, u zgjua në mëngjesin e një dite e cila dukej të ishte një ditë e rëndomtë. Por, pasi që u zgjua, ajo thotë të kishte gjetur disa detaje të çuditshme.

P.sh., çarçafët dhe pizhamet ishin të ndryshme nga ato që asaj i kujtohej t'i kishte vënë. Ajo kishte vendosur ta injoronte këtë fakt dhe kishte shkuar në vendin e punës, ku ishte duke punuar tash e 20 vjet. Por, pasi që arriti në departamentin e vet, ajo pa se departamenti nuk ishte aty, edhe pse ndërtesa dhe kati ishin të njëjtit ku ajo kishte punuar.

Pasi që kishte parë se diçka e çuditshme ishte duke ndodhur, ajo u kthye në shtëpi, ku për habi, gjeti njeriun nga i cili ishte ndarë gjashtë muaj më parë, i cili sillej sikur ndarja të mos kishte ndodhur kurrë. I dashuri i saj i ri, me të cilin ishte në lidhje tash e katër muaj, nuk dukej gjëkundi.

Edhe pse dukej sikur përjetimet e Garcia-s ishin rezultat i ndonjë çrregullimi neurologjik, ajo besonte se ishte zgjuar në një univers paralel. Për fat të keq, ajo nuk ia doli që të kthehej në universin e vet më. 

(Kosova Sot Online)