Varri misterioz i lilly e. gray-it

  • 16 August 2019 - 09:07
Varri misterioz i lilly e. gray-it

V arri i Lilly E. Gray-it gjendet në varrezën e Salt Lejk Sitit. Guri i këtij varri është i thjeshtë, ku shkruhet data e saj e lindjes dhe e vdekjes (6 qershor 1881 – 14 nëntor 1958). Por, fjalia që gjendet nën këto data ka bërë që ky varr të gjendet në qendër të vëmendjes.

Fjalia thotë: “Kjo është viktimë e Bishës 666”. Gjykuar sipas të dhënave të spitalit, ajo vdiq për shkaqe natyrore. Me fjalë të tjera, nuk ka asnjë të dhënë që do ta arsyetonte fjalinë misterioze në gurin e varrit të saj. Ajo që e rrit këtë mister edhe më shumë, është fakti se, në këto varreza, gjendet edhe varri i burrit të Lilly-t,

Elmer Gray, por jo afër saj, sikur që do të mund të pritej, por shumë larg, në një pjesë krejt tjetër. Kjo ka bërë që të spekulohet se burri, në fakt, ishte bisha në jetën e Lilly-t. Athua të jetë kjo e vërtetë? Askush nuk e di me saktësi. 

(Kosova Sot Online)