Misteri i fantazmës së anijes

  • 17 August 2019 - 11:09
Misteri i fantazmës së anijes

" The Great Eastern" ishte Titaniku i kohës së vet. E ndërtuar në vitin 1857, me peshën e saj prej 100,000 tonelatave, kjo anije ishte gjashtë herë më e madhe sesa ndonjë anije para saj dhe, sikur Titaniku, dukej se ishte bërë për një të taksirat. 

Gjatë fazës përfundimtare të ndërtimit të kësaj anijeje, disa njerëz, duke përfshirë edhe riparuesin e anijeve, ishin zhdukur derisa ishin në bord. Më pas, gjatë testimeve në det, shpërtheu një ventilator i madh, duke vrarë një njeri dhe duke përvëluar disa të tjerë. Një muaj më vonë, ndërtuesi i saj, Isambard Kingdom Brunel, vdiq nga infarkti.

Në udhëtimin e saj të katërt, kjo anije u dëmtua aq shumë, sa që u desh të bëheshin riparime të kushtueshme. Derisa udhëtonte në det, në këtë anije dëgjohej një zhurmë e çuditshme. Thuhej se ishte zë i një fantazme. Dhe, pasi që në treg dolën anije më të mira, ajo qëndroi në port për shumë vite, duke u ndryshkur dhe duke u shitur për hekur. Gjatë copëtimit të saj u gjet skeleti i riparuesit, i cili kishte rënë në pjesën e brendshme, të izoluar të anijes.

 

(Kosova Sot Online)