Shkencëtarët fillojnë me eksplorimin e kometës

  • 18 August 2019 - 08:22
Shkencëtarët fillojnë me eksplorimin e kometës

Është paralajmëruar që më 12 nëntor të këtij viti do të bëhet lëshimi i eksploruesit nga sateliti ‘Rosetta’ nga një lartësi prej 20 kilometrash për një sipërfaqen e kometës. Agjencia Hapësinore Evropiane ka paralajmëruar që lëshimi i eksploruesit do të jetë shumë i vështirë, pasi që ‘Rosetta’ do të duhet të vendoset në një pozicion shumë preciz, në mënyrë që lëshimi të funksionojë. 

Nëse eksperimenti do të kryhet me sukses, eksploruesi do të vendoset në vendin e saktë në sipërfaqen e kometës, nga ku do të fillojë me asgjësimin e gurëve, për të parandaluar rënien e tyre në hapësirë, ndërsa më pastaj do të vazhdojë me inspektimin e sipërfaqes përmes kamerave që i janë vënë anash. Në rast se operacioni do të dështojë, shkencëtarët do ta vërejnë gabimin që është bërë përmes ndihmës së këtyre kamerave vëzhguese.

(Kosova Sot Online)