Departamenti i Policisë në Nju Meksiko pretendon të ketë incizuar një fantazmë

  • 19 August 2019 - 08:26
Departamenti i Policisë në Nju Meksiko pretendon të ketë incizuar një fantazmë

Një departament policie në Nju Meksiko ka bërë të ditur që kamerat e tyre të mbikëqyrjes kanë kapur në video një figurë shumë të çuditshme, për të cilën besojnë që është fantazmë. Në videon që ka bërë xhiron e saj në internet mund të shihet një objekt transparent teksa lëviz nëpër hapësirën e dedikuar për parkingjet e departamentit policor, ndërsa ajo që i ka habitur të gjithë është që ky objekt ka depërtuar edhe nëpër mure.

"Është më të vërtetë për t'u habitur pasi që ky vend është shumë i sigurt saqë kushdo, përjashtim personelin e policisë, që do të tentonte të futej, do të bënte që alarmet të aktivizoheshin", ka thënë një zyrtar i lartë policor. Thuhet që ky stacion i policisë është ndërtuar mbi hapësirën që në të kaluarën ka pasur varreza, andaj edhe ata dyshojnë që fantazma mund të jetë e ndokujt që ka qenë i varrosur në atë hapësirë. 

(Kosova Sot Online)