Ja rrëfimet më tronditëse në prag të vdekjes

  • 20 August 2019 - 15:15
Ja rrëfimet më tronditëse në prag të vdekjes

Në momentin e vdekjes, njerëzit ndiejnë një nevojë të pashpjegueshme që t’i tregojnë të gjitha sekretet e tyre, duke përfshirë edhe ato më të errëtat.

Walter Haut zbulon sekretin rreth “Zonës 51”

Togeri Walter Haut, i ngarkuar për raport me publikun në Rozvel, Nju Meksiko, ku në vitin 1947 gjoja ishte rrëzuar një UFO, në vitin 2006, derisa ishte buzë vdekjes, tregoi se me sytë e vet kishte parë UFO-n dhe dy jashtëtokësorë në të. Walter po ashtu tha se ishte organizuar një operacion i madh i pastrimit të terrenit dhe se fluturakja me dy alienë ishte dërguar në bazën ushtarake në Nevada, të njohur me emrin “Area 51”.

Geraldine Kelly pranon vrasjen e burrit

Pas disa vitesh dhunë, Geraldine Kelly e kishte vrarë burrin e saj, John Kelly, duke e fshehur kufomën në frigorifer me ngrirje të thellë. Fëmijëve iu kishte thënë se i ati iu kishte vdekur në një aksident trafiku. Shtatë vjet më vonë, në vitin 2004, Geraldine ishte duke vdekur nga kanceri i gjirit dhe, në shtratin e vdekjes, ua tha fëmijëve fatin e vërtetë të babait të tyre. Vajza e saj ia tregoi këtë rrëfim policisë, e cila më pas e gjeti trupin e ngrirë të Kelly-t në një frigorifer në Kaliforni. 

Agjenti i CIA-s zbulon kush e mban përgjegjësinë për atentatin ndaj Kennery-s

Howard Hunt, agjent i CIA-s, ishte i përfshirë në aferën “Watergate”. Pas vdekjes së Hunt-it, dy djemtë e tij insistonin se posedojnë incizimin e të atit, në shtratin e vdekjes, ku ai përmend me emër dhe mbiemër të gjithë përgjegjësit për vrasjen e Kennedy-t. Por, e veja e Huntit thotë se incizimet janë të rreme dhe se tërë kjo është pjesë e planit për të fituar para.

Christian Spurling zbulon sekretin rreth përbindëshin e Loh Nes-it

Të gjithë neve na është e njohur fotografia e famshme e krijesës së mistershme të ujit, Loh Nes. Me dekada të tëra ishte diskutuar rreth asaj se a ekziston me të vërtetë kjo krijesë, deri në vitin 1994, kur Christian Spurling në shtratin e vdekjes kishte pranuar se Nesi e famshem nuk ekziston dhe se tërë këto incizime i kishte bërë ai me lodra të ndryshme.

(Kosova Sot Online)