Në Britani gjendet skeleti i një jashtëtokësori

  • 21 August 2019 - 08:28
Në Britani gjendet skeleti i një jashtëtokësori

S humica e lajmeve rreth takimit, apo pamjes së alienëve, për fat të mirë, a të keq, janë të rreme. Nuk po themi të gjitha, por shumica. Por, nëse dikush del me fakte materiale, atëherë mbetet pak për të dyshuar, apo diskutuar.

Një britanik ka gjetur diçka të tmerrshme prapa dollapëve të kuzhinës. Kevin Rea donte që të kursente, prandaj vendosi që vetë ta rregullonte kuzhinën. Kur i hoqi dollapët e kuzhinës, prapa njërit prej tyre ai gjeti diçka të neveritshme dhe të frikshme në të njëjtën kohë. Bëhet fjalë për një skelet bizar të gjatë rreth 15 cm.

Kevin Rea, nga Altkar, Lankashajër, thotë: “Nuk kam haber çka është ky send, por ai është shumë i neveritshëm”. Ai më pas thotë se skeleti i gjetur ia kujtonte alienin e frikshëm nga filmi horror i vitit 1979, nga regjisori Ridley Scott. Në këtë film të kultit, krijesa bizare del nga barku i John Hurt-it. Në ndërkohë, ekspertët ende nuk kanë zbuluar se çka mund të jetë “skeleti i kuzhinës”. 

(Kosova Sot Online)