Disa nga mashtrimet më të mëdha të të gjitha kohëve

  • 22 August 2019 - 10:11
Disa nga mashtrimet më të mëdha të të gjitha kohëve

Rrathët në ara - pa marrë parasysh a paraqiteshin në Britani, apo gjetiu, ndillnin entuziastët e jashtëtokësorëve për t'i studiuar, meqë besohej se, me anë të këtyre rrathëve, alienët komunikonin me neve. Por, në vitin 1991 dolën dy njerëz dhe treguan se rrathët i kishin bërë vetë, duke përdorë mjete krejt të thjeshta dhe elementare. Sirena e vërtetë e detit - apo sikur që u quajt, Sirena e Fixhit, kishte bërë bujë të madhe në botë. Besohej se ishin zbuluar mbetjet e fosilizuara të një sirene të vërtetë të detit. Por, më pas u pa se bëhej fjalë thjesht për një majmun të ngordhur, të cilit i ishte ngjitur bishti i peshkut. 

Autopsia e alienim - në vitet 1990 u paraqit një incizim i shkurtër, ku dukej se ishte duke u bërë autopsia e një alieni. Rreth 15 vjet më vonë, producenti i atij incizimi tregoi se ai kishte qenë i rremë. Por, ai edhe sot e kësaj dite insiston se trillimin e kishte bërë duke u bazuar në ngjarje të vërtetë.

(Kosova Sot Online)