Distanca e largët me planetët e banueshëm, problem i madh për astronomët

  • 24 August 2019 - 08:51
Distanca e largët me planetët e banueshëm, problem i madh për astronomët

Distancat e largëta me planetët, për të cilët mendohet që mund të ofrojnë kushte për jetesë, janë duke vështirësuar deri në maksimum punën e astronomëve. Deri më tani, përkundër punës së palodhshme nga qendra e hulumtimeve ‘SETI’, ende nuk kemi pasur ndonjë shenjë të qartë që dikush mund të jetë duke jetuar jashtë tokës.

Mirëpo, fakti që galaksia jonë ka një hapësirë prej 100.000 vite dritë, mund të jetë një tregues i qartë që planetët, të cilët mund të ofrojnë kushte për jetesë, mund të jenë aq larg, saqë është pothuajse e pamundur që të dërgojnë sinjale në tokë. Përparimet e fundit në fushën e kërkimit të planetëve të banueshëm kanë treguar që numri i planetëve që ofrojnë kushte për jetesë llogaritet të jetë 40 miliardë, mirëpo kjo nuk mund t’i ndihmojë njerëzimit nëse distancat në mes tyre janë shumë të largëta. 

(Kosova Sot Online)