Fëmijët fantazmë kanë filluar ta terrorizojnë botën

  • 24 August 2019 - 15:11
Fëmijët fantazmë kanë filluar ta terrorizojnë botën

Ekspertët e dukurive paranormale kanë raportuar për një rritje të numrit të shfaqjeve të dukurive të pazakonta. Në Britani të Madhe, fantazma me sy tërësisht të zinj, ajo e Cannock Chase-t, është rikthyer pas plot 30 vitesh, që prej kur ishte parë rasti i fundit i një fenomeni të tillë.

Rishfaqja e fëmijëve

 

Ende nuk është e qartë se çka është ajo që ka shkaktuar një rritje të shpejtë të numrit të njerëzve me probleme të tilla, mirëpo kjo dukuri ka shkaktuar një alarm në mesin e atyre që hulumtojnë botën e dukurive mbinatyrore. Kohëve të fundit është raportuar për një numër të madh të fantazmave të ngjashme, për të cilat thuhet që jetojnë në Liverpul, Skoci dhe në jugperëndim. Ekspertët thonë që fëmijët me sy të nxirë janë në mesin e figurave më të frikshme, të cilët shfaqen nga “bota tjetër”, ndërsa kanë shtuar që ata përfaqësojnë “djallin në nivelet më të larta”.

Luke Norris, i cili merret me hulumtimin e dukurive paranormale, ka thënë: “Shumë më tepër njerëzit kanë filluar të jenë në dijeni të ekzistencës së shpirtit. Kjo do të thotë që njerëzit tani janë më të hapur dhe kanë mundësi t’i shohin ata. Ngjyra e zezë në sytë e këtyre fëmijëve do të thotë që dikush tjetër është duke i kontrolluar ata. Këta shpirtra, që i kontrollojnë fëmijët, janë shumë më të fuqishëm, për këtë arsye njerëzit mund t’i shohin ata. Qëllimi i tyre është që të shkaktohet huti në mesin e njerëzve, ndërsa për qëllim parësor kanë shkatërrimin. Nëse ju bini në kontakt me një fantazmë me sy të nxirë, atëherë mund të jeni në telashe të mëdha”.

Rastet më të reja

Luke ka folur pasi që tregimet për fëmijët fantazmë me sy të nxirë kishin filluar ta tronditin botën. Për dekada të tëra është raportuar për shfaqjen e tyre në mbarë botën, ndërsa tani, pas një kohe të gjatë, ka filluar të raportohet përsëri për ta, ndërsa Shtetet e Bashkuara udhëheqin me numrin më të madh të rasteve. Zakonisht, fëmijët paraqiten të veshur me rroba të vjetra dhe të shqyera.

Shumë vozitës kanë thënë që ka ndodhur që, kur kanë qenë duke udhëtuar natën vonë, të vërejnë që në ulëset e pasme të makinës së tyre ka qenë i ulur një fëmijë i tillë fantazmë.

Ekspertët e dukurive paranormale besojnë që këta fëmijë mund të jenë jashtëtokësorë ose vampirë, ndonëse ka mundësi që ata të jenë edhe fantazma të njerëzve të vdekur. Zakonisht këta fëmijë janë të moshës gjashtë deri në 16-vjeçare, ndërsa shumë familje në Shtetet e Bashkuara janë tmerruar, kur në dyert e tyre kanë trokitur fëmijë të tillë.

(Kosova Sot Online)