Tregime rrëqethëse për fantazmat e femrave që nuk do t'ju lënë të flini

  • 25 August 2019 - 15:06
Tregime rrëqethëse për fantazmat e femrave që nuk do t'ju lënë të flini

Çdo ditë e më shumë raportohet për ngjarje të pazakonta në mbarë botën. Edhe skeptikët më të mëdhenj gjunjëzohen para disa rasteve, të cilat janë shumë rrëqethëse dhe është më të vërtetë vështirë të mos besohen. Një studim ka treguar që ngjarjet më të frikshme nuk janë as ato të djajve, e as ato të prezencës së dukurive paranormale - si puna e UFO-ve - mirëpo janë tregimet e bazuara në ngjarje të vërteta, që flasin për fantazmat, trupave të të cilëve u ishte bërë padrejtësi. Më poshtë mund t'i lexoni disa nga ngjarjet më rrëqethëse për shfaqjen e fantazmave.

1. Zona Shue 

Kjo është fantazma më e famshme në Virxhinën Perëndimore. Bëhet fjalë për një grua, e cila ishte vrarë nga bashkëshorti i saj mizor, Erasmus Stribbling Trout Shue, në vitin 1897. Ai e kishte mbuluar trupin e saj me një fustan, për ta nxjerrë nga shtëpia, megjithatë ka qenë vetë fantazma e zonjës së vdekur që i ishte shfaqur nënës së saj, ajo që kishte rrëfyer tregimin për zhdukjen e saj të mistershme. 

2. Marie Laveau 

Marie Laveau ka qenë një murgeshë, e cila tërë jetën e saj e ka jetuar me frikën nga vdekja. Ajo ka shërbyer në një kishë në Nju-Orlins në mes të vitit 1800. Pas vdekjes së saj, varri ku trupi i saj i pajetë është vendosur për të pushuar përgjithmonë, është shndërruar në njërin prej vendeve më të frikshme në NjuOrlins, pasi që, nga brendësia e varrit, shumë shpesh mund të dëgjohen zëra të llahtarshëm. 

3. Kate Morgan

Fantazma e kësaj femre të re ka pushtuar hotelin "Del Coronado", i cili gjendet buzë bregdetit në Kaliforni. Në vitin 1892, në brendësi të hotelit, ishte gjetur trupi i saj i pajetë me një plumb në ballë dhe një pistoletë në dorë, megjithatë, plumbi dhe pistoleta nuk përshtateshin. Që prej asaj kohe, është raportuar shumë shpesh për shfaqjen e fantazmës së kësaj femre në dhoma të ndryshme të hotelit. 

4. Theodosia Burr

Vajza e Aaron Burr-it ishte nisur për të takuar disa mikesha të saj në një vend të afërm të NjuJorkut në shtator të vitit 1812, mirëpo ajo kurrë nuk kishte arritur në destinacionin e saj, e as nuk ishte kthyer në shtëpi. Që prej asaj kohe, vetëm fantazma e saj mund të shihet duke ecur nëpër lagje, në vendin ku ishte parë për herë të fundit, ndonëse arsyet për zhdukjen e saj kurrë nuk ishin bërë të njohura. 

5. Elizabeth Pratt

Elizabeth Pratt ka qenë një grua, e cila kishte humbur të birin e porsalindur dhe vajzën e saj të vogël, për shkak të një gripi të rëndë, sëmundje nga e cila kishte vdekur edhe vetë pas shumë pak kohësh. Që prej asaj kohe, nga shtëpia ku ajo kishte jetuar mund të dëgjohen zëra të llahtarshëm saqë fqinjët detyrohen ta thërrasin policinë. 

(Kosova Sot Online)