Një ditë me astronautët e NASA-s, ja si stërviten nën ujë për të udhëtuar në hapësirë

  • 27 August 2019 - 15:11
Një ditë me astronautët e NASA-s, ja si stërviten nën ujë për të udhëtuar në hapësirë

Astronautët e NASA-s kanë nisur stërvitjen në Qendrën Hapësinore “Johnson” në Hjuston të Teksasit, për t’u përgatitur më së miri për udhëtimin në hapësirë me anijen Boeing Starliner, e cila është ndërtuar për të dërguar një ditë edhe turistë në hapësirë.

Agjencia Reuters ka realizuar foto ekskluzive ku shfaqen astronautët duke u stërvitur nëpër pishina me veshjet hapësinore, pasi nën ujë realizohen kushtet më të përafërta me ato në hapësirë, mijëra metra mbi tokë. 

Anija hapësinore Boeing është në garë me atë SpaceX të Elon Musk për t’u bërë kompania e parë private që dërgon njerëzit në hapësirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. NASA ka siguruar një fond prej 7 miliardë dollarësh për të dy kompanitë për të ndërtuar anijet dhe sistemin e nisjes së kapsulave, të cilat fillimisht do të kenë në bord astronautë të NASA-s, me shpresën që një ditë në to, të mund të udhëtojnë edhe civilë.

(Kosova Sot Online)