Në spanjë zbulohet "krishti pa mjekër"

  • 28 August 2019 - 08:07
Në spanjë zbulohet

Njëra ndër paraqitjet më të hershme të Krishtit është gjetur në një pllakë që daton nga shekulli IV i erës së re. Artefakti, i cili është bërë nga qelqi, ishte zbuluar nga arkeologët afër qytetit jugor spanjoll Linares dhe besohet se ishte përdorë nga të krishterët e hershëm për ta mbajtur bukën e eukaristisë derisa shenjtërohej. Pllaka e gjerë 22 cm ishte e thyer në fragmente, por ekipi ia doli me sukses që ta rikonstruktojë atë. 

U gjetën rreth 81% të pjesëve, më shumë se mjaft për ta parë veprën artistike në të. Pamja tregon Krishtin me dy nga apostujt e tij, sipas të gjitha gjasave, Pjetrin dhe Palin. Kjo paraqitje e Krishtit është sidomos e veçantë, për shkak se e paraqet Krishtin pa mjekër. Ai aty shihet të ketë edhe flokë tepër të shkurtra dhe mbante veshur një veshje të filozofëve.

(Kosova Sot Online)