Fotografohet një ufo mbi Florida

  • 31 August 2019 - 08:46
Fotografohet një ufo mbi Florida

Një objekt i çuditshëm është regjistruar në një video nga udhëtari i një anije, në brigjet e Floridës. Fotografia kontroverse është bërë nga një grua e quajtur Maureen, e cila insiston se ajo, bashkë me mikun e saj, kishin parë këtë objekt në mes të ditës, derisa fluturonte mbi det.

Fluturakja e çuditshme duket si një platformë kënddrejtë, me dy struktura cilindrike në secilën anë dhe nga pjesa qendrore e ngritur. Përkundër faktit se incizimi dridhet, objekti mund të shihet qartë me detaje të shumta.

Derisa disa përdorues të internetit kanë thënë se kjo mund të jetë dëshmi e vizitorëve jashtëtokësorë, apo e testimit të ndonjë fluturakeje sekrete qeveritare, teoria më e mbështetur është se objekti mund të ketë paraqitur ndonjë fluturake pa pilot. 

(Kosova Sot Online)