Fotografohet fantazma e zonjës së hirtë në rrënojat e një kështjelle

  • 01 September 2019 - 08:14
Fotografohet fantazma e zonjës së hirtë në rrënojat e një kështjelle

Fantazma e kësaj gruaje është thënë që e ka pushtuar Kështjellën e Dadllit për shekuj të tërë, megjithatë deri më tani nuk ka pasur ndonjë provë për ekzistencën e kësaj fantazme deri në momentin kur çifti nga Birminghemi, Dean dhe Amy Harper, kanë dalë me një fotografi, për të cilën besojnë që shihet fantazma e gruas në fjalë. 

Fotografia, sipas çiftit, është nxjerrë gjatë kohës kur ata kanë qenë duke shëtitur në vendin turistik. Dean ka thënë:“Shkuam në pjesën e epërme të rrënojave dhe kur mbërritëm në pjesën më të lartë menduam të nxjerrim disa fotografi më të gjera.

Asnjëri nga ne nuk jeni ndjekës të fantazmave, mirëpo ajo që shihet në fotografi mund të jetë fantazma e Zonjës së Hirtë”. 

(Kosova Sot Online)