Takimi me një fantazmë

  • 05 September 2019 - 09:03
Takimi me një fantazmë

Hetuesit e fenomeneve paranormale kanë bërë një vizitë afër Edinburgut, në një shtëpi të shekullit XVII, e cila kishte një histori të gjatë të dukurive paranormale. Incidenti më i njohur gjatë natës, megjithatë, nuk ndodhi jo vetë brenda ndërtesës, por në rrugën e afërt, kur njëri nga udhëheqësit e grupit, Steff Murdoch-Richards, doli që t’i ndihmonte asaj që dukej si një grua e lënduar, e cila ecte zvarrë.

“Derisa i ndihmonte, ai pa se gruaja ishte tepër e ftohtë dhe e zbehtë dhe se, përkundër asaj se zvarritej në tokë, derisa binte shi me të madhe, rrobat e saj ishin të terura si arra dhe nuk vëreheshin shenja të baltës”, thuhet në raportin zyrtar të ekipit të hetuesve. “Kur e ngriti lart, Richards pa se gruaja nuk peshonte aspak dhe, pasi që e la, kur u kthye prapa pas disa sekondash, nuk e pa më atë”. Derisa ishte në tokë, dukej sikur i kishte duart e thyera, por më pas, te ajo nuk vërehej asnjë lëndim.

(Kosova Sot Online)