Shpërthimi në Teksas vazhdon të mbetet mister

  • 07 September 2019 - 09:27
Shpërthimi në Teksas vazhdon të mbetet mister

Një shpërthim misterioz, i dëgjuar të hënën, më 13 tetor, rreth orës 16:30, në zonën e Teksasit, ende nuk është identifikuar. Banorët lokalë e kanë përshkruar shpërthimin duke thënë që ka qenë shumë i rëndë si dhe kanë shtuar që si pasojë e shpërthimit muret dhe dritaret janë dridhur, ndërsa në një rast është raportuar që një kauç kishte lëvizur nga dyshemeja.

Moti ka qenë shumë i mirë dhe askush nuk ka raportuar të ketë parë ndonjë vetëtimë apo termet. Megjithatë, Shërbimi Kombëtar i Motit ka bërë të ditur që ka arritur të kap një sasi të madhe të mbetjeve, që duket të kenë rënë nga lart. Mbetjet, numri i së cilave raportohet të ketë qenë më i madh se 1.000, besohet të kenë qenë shkaktarë i këtij shpërthimi, pasi që edhe kompanitë lokale, të cilat merren me naftë e gaz, kanë raportuar që nuk ka pasur ndonjë incident.

(Kosova Sot Online)