Shtëpia e pushtuar në San-Antonio ofron eksperienca me fantazma

  • 07 shtator 2019 - 09:33
Shtëpia e pushtuar në San-Antonio ofron eksperienca me fantazma

Një shtëpi në San-Antonio pritet t'u ofrojë vizitorëve më tepër sesa frikë gjatë këtij sezoni të 'Natës së Shtrigave'.

Pronarja e kësaj shtëpie, Nancy Alanis, ka bërë të ditur që shtëpia e saj, ku çdo sezon të 'Natës së Shtrigave' organizohen ndeja, ka thënë që, përveç punëtorëve të saj, të cilët angazhohen për t'i frikësuar të pranishmit, mysafirët që do ta vizitojnë shtëpinë dykatëshe, me gjithsej 23 dhoma, do të kenë mundësi të përjetojnë edhe eksperienca paranormale.

"Shtëpia ime, që ndryshe quhet edhe 'Shtëpia e Terorrit', është e pushtuar nga shpirtrat e ndryshëm, andaj edhe vizitorët kurrë nuk do të jenë në gjendje ta dinë se a janë duke parë ndonjë punëtor të angazhuar apo është ndonjë shpirt i mishëruar në trupin e ndokujt", ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)