Në mars zbulohet një kryq kelt

  • 09 September 2019 - 08:43
Në mars zbulohet një kryq kelt

Prejse ka shkuar “roveri” i ri në Mars, respektivisht prej se ka filluar të dërgojë fotografi, nuk kanë pushuar spekulimet rreth asaj se çka shihet në foto. Të shumtën e rasteve kemi pasur të bënim me pjellë të imagjinatës. Por, kësaj radhe duhet që të jemi më të vëmendshëm gjatë vlerësimit.

Anomalia më e re, e cila është vërejtur në njërën nga fotot e dërguara nga ‘roveri’ i NASA-s “Opportunity”, paraqet një rreth perfekt, me një dizajn në qendër. Por, duke pasur parasysh se kamera e ka zmadhuar atë disa herë, atëherë ai artefakt, në praktikë duhet të jetë i madh vetëm disa milimetra.

Derisa këtë pamje disa përdorues të internetit e kanë marrë si dëshmi të ekzistimit të jetës në Mars, të tjerët kanë thënë se kryqi kelt, në fakt duhet të jetë shkaktuar nga vetë ‘roveri’, nga njëra nga kaçavidat e tij, të cilat përdoren për marrjen e materialit. Varet nga ju sev cilit variant do t’i besoni më shumë.

(Kosova Soty Online)