Kriminelë të çuditshëm nga e kaluara - apo ndoshta udhëtarë në kohë?

  • 09 September 2019 - 16:23
Kriminelë të çuditshëm nga e kaluara - apo ndoshta udhëtarë në kohë?

Nëse ende nuk besoni se mund të udhëtohet në kohë, ndoshta këto fakte do t’ua ndërrojnë mendjen 

Rasti Messenger Joseph

Messenger dhe Valerie Lowe ishin arrestuar në vitin 1921, për shkak se kishin thyer një magazinë ushtarake dhe kishin vjedhur çizme dhe pallto. Vitin vijues, kur u bë kjo foto, ata ishin akuzuar për thyerje dhe hyrje në një banesë. Ato akuza më pas u braktisën, por të dy “heronjtë” u arrestuan sërish atë vit për shkak të vjedhjes së një shale dhe frerëve në një hipodrom. Si i rritur, Messenger ishte aktiv në nëntokën e Sidneit gjatë viteve 1920 dhe ai paraqitet në Regjistrin kriminal të Nju Sauth Uellsit (16 korrik 1930, e dhëna numër 171) si një kriminel i kalitur dhe si pjesëtar i bandave. Dukej se për të, koha nuk kalonte fare. Ai thjesht nuk plakej.

Emily Gertrude Hemsworth

Kjo foto është bërë më 14 maj 1925 në burgun shtetëror të Nju Sauth Uellsit.

Emily Hemsworth kishte vrarë djalin e saj tre javësh, por nuk i kujtohej asnjë detaj i vrasjes. Ajo u shpall e pafajshme, për shkak se u konsiderua e çmendur. Ajo u dënua që të mbahej e mbyllur derisa të bëhej e përshtatshme që të kthehej në shoqëri. Nuk dihet a u lëshua ndonjëherë. Ata që e kanë parë thonë se nuk linte përshtypjen e një të sëmure mendore.

Harry Williams

Në mars të vitit 1929 Harry Williams ishte dënuar me 12 muaj punë të rëndë, për shkak të thyerjes së një lokali dhe vjedhjes. Edhe pse ai përshkruhet si dikush që “viziton prostitutat” dhe “frekuenton hotele dhe bare”, thuhet se ai kishte “natyrë të qetë”. Asokohe, me këtë shprehje përshkruheshin njerëzit e ndershëm. Pra, sipas përshkrimit, del se ai ishte një “hajn i ndershëm”.

Harry Leon Crawford

Kur ‘Harry Leon Crawford’, një pastrues hoteli nga Stanmor ishte arrestuar dhe akuzuar për shkak të vrasjes së gruas, u zbulua se ai në fakt ishte ajo - Eugeni Falleni, një grua dhe nënë, e cila që nga viti 1899 ishte prezantuar si burrë. Në vitin 1914, me emrin ‘Harry Crawford’, Falleni ishte martuar me vejushën Annie Birkett. Tre vjet më vonë, pak pasi që i kishte thënë një kushëriri se kishte zbuluar diçka të çuditshme rreth Harry-t, Birkett u zhduk. Janë të shumtë që thonë se ai ishte udhëtar në kohë, dhe ka raporte që ai ishte paraqitur sërish në vitin 1950 në rrethinën e Sidneit. 

(Kosova Sot Online)