E mban dorën lart për 41 vjet me radhë!

  • 12 September 2019 - 08:33
E mban dorën lart për 41 vjet me radhë!

Amar Bharti ka dorën e djathtë tërësisht të deformuar. Ai thotë se ndien dhembje të hatashme, por prapëseprapë nuk e lëshon dorën poshtë.

Indiani plak thotë se që nga viti 1973, kur vendosi t'i braktiste gruan dhe tre fëmijët, me qëllim që t'i dedikohej meditimit, e mban dorën e djathtë të ngritur mbi kokë. I bie se ai e mban dorën në këtë pozitë tash e 41 vjet. Për herë të fundit ai është parë në Kumbha Meli në Indi, tubimin më të madh shpirtëror në Indi.

Sipas pranimit të tij personal, Amari thotë se edhe po të donte, nuk do të mund ta lëshonte dorën poshtë, meqë ajo i është atrofuar dhe i është shtanguar në atë pozitë. Bharti është munduar që t'i frymëzojë edhe pelegrinët e tjerë që ta mbajnë dorën ashtu, të ngritur, por askush nuk ia kishte dalë që ta bënte këtë. 

(Kosova Sot Online)