Fantazmën e zbulon në fotografi

  • 12 September 2019 - 15:01
Fantazmën e zbulon në fotografi

Michelle Midwinter i kishte bërë disa foto të shtëpisë së saj të re, me ç'rast e kishte zbuluar një befasi të pakëndshme

E dini atë ndjenjën kur blen shtëpi të re dhe, thjesht, nuk mund të ngopesh duke e shikuar?! Ishte kjo ndjenjë, e cila e kishte shtyrë Michelle Midwinterit, 30 vjeçe, nga Bredli i Anglisë, që të bënte disa foto të shtëpisë, për t'i qitur në "Facebook". Por, kur i analizoi fotot, mbeti e tmerruar. Në dritaren e shtëpisë së saj të re ajo vërejti një burrë. Si e çmendur hyri brenda, për të konstatuar më vonë se askush nuk gjendej aty. Samuel Kent Zonja Midwinter, nënë e një fëmije, e cila u vendos në këtë shtëpi muajin e kaluar, beson se burri që kishte parë, në fakt është shpirti i Samuel Kentit, ishinspektorit të fabrikave, që kishte punuar në atë zonë.

Ajo e vendosi këtë foto në FB, për të parë komentet e miqve të saj. Askush nga ta nuk mundi ta gjente ndonjë shpjegim adekuat. Sido që të jetë, nuk mund të mohohet fakti se në foto shihet diçka e ngjashme me fytyrën e një njeriu të moshuar. Gruaja mohon kategorikisht që fotoja të jetë ndryshuar më pas dhe, pasi që filloi të përjetonte ngjarje bizare, p.sh. rënia e orës nga muri, ajo u bind edhe më shumë se shtëpia është e pushtuar nga fantazmat. Ajo thotë se një mik i saj, i cili kishte ardhur për ta vizituar, kishte parë një derë duke u hapur vetvetiu. Zonja Midwinter thotë se nuk është nga ata njerëz të besojnë në fantazma, por assesi nuk mund ta mohojë dhe injorojë atë që i ka ndodhur. Çka thotë historiani Historiani lokal Andrew Jones, 50-vjeçar, ka bërë studime të thukëta rreth Samuel Kentit, të atit të Constance Kent, e cila kishte vrarë brutalisht vëllain e saj trevjeçar, kur kishte pasur 16 vjet. Ai mendon se fantazma në fotografi ngjan shumë me Samuel Kentin, i cili vdiq në vitin 1872.

Kent në fillim ishte i dyshuar në vrasjen e vitit 1860 në shtëpinë "Rode Hill", por e bija e tij, Constance, ishte ajo që më pas u arrestua dhe u dënua për vrasjen e vëllait të saj trevjeçar. Kjo vrasje u aktualizua sërish gjatë viteve të fundit, falë librit të shpërblyer të Kate Summerscale-s, "The Suspicions of Mr Whicher". Fantazma në shtëpinë e zonjës Midwinter vjen pasi që ishte raportuar për pamjen e disa fantazmave në fotografi, në disa qytete në tërë Britaninë. Rasti më i fundit ishte ai i fotografimit të një fëmije-fantazmë me sy të zinj në Kanok Kejs, në Midlands. 

(Kosova Sot Online)