Në Bullgari gjendet ‘varri i vampirit’

  • 13 September 2019 - 08:09
Në Bullgari gjendet ‘varri i vampirit’

Në Bullgari është gjetur një skelet me një metal të ngulur në gjoks dhe tani arkeologët po thonë që kanë gjetur varrin e një vampiri.

Profesori Nikolai Ovcharov – një arkeolog i cili ja ka kushtuar jetën e tij zbulimit të civilizimeve antike – ka thënë që ai e ka bërë këtë zbulim gjatë gërmimeve të rrënojave në Perperikon, një qytet antik që gjendet në Bullgarinë jugore, në afërsi me kufirin me Greqinë. Qyteti, që ka qenë i banuar që prej vitit 5.000 p.K, mirëpo që është zbuluar vetëm para 20 vitesh, besohet të ketë qenë hapësira e Tempullit të Dionisit – zotit grek të verës dhe fertilitetit.



Në këtë zonë janë gjetur më shumë se një varr, brenda të cilëve gjenden eshtra të tillë. “Kemi dyshimet tona që varri mund të jetë i ndonjë personi që i është nënshtruar ritualeve kundër shpirtrave të ligë, pasi që metali mund të jetë ngulitur në trupin e tij për t’i ‘mbytur’ shpirtrat e ligë”, ka thënë Ovcharov. 

(Kosova Sot Online)