Djaloshi nuk ndien uri, as etje

  • 16 September 2019 - 08:54
Djaloshi nuk ndien uri, as etje

P aaftësia e një djaloshi për ta ditur se kur duhet të hajë, apo të pijë, mund të jetë e para e këtij lloji në botë. Gjatë pjesës më të madhe të jetës së tij, Landoni 12-vjeçar kishte apetit të njëjtë me moshatarët e tij.

I pëlqente që të hante akullore, picë dhe të gjitha ushqimet e tjera, të cilat mund të pëlqehen nga një djalë i moshës së tij. Por, kur u zgjua nga gjumi një mëngjes, Landon pa se apetiti i tij ishte zhdukur si me magji. Ai më nuk ishte në gjendje që të përjetonte as etje, e as uri.

Këto ndjenja i ishin zhdukur brenda natës, pa shpjegime. Doktorët besojnë se hipotalamusi i Landonit, një pjesë e vogël në bazë të trurit, ka filluar të mos funksionojë si duhet, por ata nuk e kanë idenë pse ka ardhur deri te kjo dhe si ta shërojnë këtë gjendje. Kjo gjendje është aq e rrallë, sa që ky është rasti i vetëm i regjistruar deri më tani.

(Kosova Sot Online)