Gjenerali me katër yje thotë se UFO-t ekzistojnë me të vërtetë

  • 17 September 2019 - 08:17
Gjenerali me katër yje thotë se UFO-t ekzistojnë me të vërtetë

Në një dokument misterioz, të njohur me emrin "Twining Memo" (Memorandumi Twining), gjenerali me katër yje, Nathan Twining, kreu i një dege të Forcave ajrore amerikane, ka konfirmuar se UFO-t në formë të pjatave janë reale dhe jo rezultat i ndonjë mashtrimi.

Në këtë memorandum, gjenerali thotë se kësaj çështjeje në të ardhmen duhet t'i kushtohet një vëmendje më e madhe. Twining foli edhe për "mungesën e dëshmive fizike, të cilat do të ofronin dëshmi të pamohueshme rreth ekzistimit të këtyre fluturakeve".

Por, kur dihet se ushtria e kishte caktuar gjeneralin Twining në krye të studimeve të UFO-ve, atëherë ka të ngjarë që dëshmitë e tilla tanimë të ekzistojnë, por për shkaqe të sekrecisë, ai të mos mund t'i konfirmojë ato. Twining tha, në anën tjetër, se nuk ka asnjë dëshmi që UFO-t të jenë prodhuar në Tokë. Nuk ka dyshim se Twining dinte asokohe rreth UFO-ve më shumë sesa që dinin shumica e njerëzve, e edhe më shumë sesa ajo që dimë ne, njerëzit e rëndomtë, sot.

(Kosova Sot Online)