Vajza në nënkalim

  • 19 September 2019 - 08:18
Vajza në nënkalim

Një i ri, i cili ishte duke vozitur në periferi të Grinsboros, në Karolinën veriore, kur i ishte afruar daljes së një nënkalimi, kishte parë një figurë duke ia bërë me dorë, në shenjë të kërkimit të ndihmës. Ai menjëherë frenoi dhe u ndal. Ai pa se personi që ia kishte bërë me dorë, ishte një vajzë e re, e bukur, e veshur me një fustan të bardhë e të gjatë. Sytë e saj të çartur e shikonin drejt.



Djali doli nga vetura dhe iu afrua, duke e pyetur se a mund t'i ndihmonte. "Po", tha vajza. "Më dërgo në shtëpi. Unë jetoj në Haj Point". Ai e mori në veturë. Djali provoi që të bisedonte me vajzën gjatë rrugës, por ajo thuajse nuk fliste aspak. Ajo i tregoi se ku e kishte shtëpinë. Djali doli nga vetura, për t'ia hapur derën. Por, askush nuk gjendej në shtëpi, e cila ishte e tëra në errësirë, pa asnjë dritë të ndezur. Kur shikoi në veturë, pa se vajza ishte zhdukur. Pas pak doli një plakë nga shtëpia, e cila, pasi dëgjoi tregimin e djalit, i tha se ajo që ai kishte parë, ishte shpirti i vajzës e cila kishte vdekur në atë vend ku edhe iu paraqit atij. 

(Kosova Sot Online)