Hotelet më të frikshme, të pushtuara nga shpirtrat

  • 19 September 2019 - 17:35
Hotelet më të frikshme, të pushtuara nga shpirtrat

"Stanley Hotel", Estes Park, Kolorado

Le të fillojmë nga e para. Ky hotel frymëzoi filmin triler të regjisorit Stephen King, "The Shining". Dhe, ata fëmijë të tmerrshëm në film thuhet se mund të dëgjohen duke u gajasur dhe duke vrapuar si të pakokë në katin e katërt, sidomos rreth dhomës 418. Themeluesi i këtij hoteli, F. O. Stanley, bashkë me gruan e tij (që të dy të vdekur tanimë) shpesh shihen duke kaluar nëpër korridor, apo duke bërë muzikë në dhomën e muzikës. Rreth dhomës 217 sillet shpirti i një shtëpiaku. Vend i mirë për pushime, apo jo?!

Hoteli i vitit 1886 -"Crescent Hotel & Spa", Eureka Springs, Arkanzas

I ndërtuar në vitin 1886, ky hotel ekstravagant pretendon të jetë hoteli më i pushtuar nga djajtë në SHBA. Pasi që falimentoi si hotel, në vitin 1908 kjo ndërtesë u shndërrua si kolegj dhe konservator për femra, para se të bëhej njëfarë spitali për kancer. Këtu edhe filluan gjërat e çuditshme. Themeluesi i këtij hoteli, Dr. Norman Baker, një njeri pa shkollim mjekësor, e përdorte këtë "spital" për të eksperimentuar me njerëz - të gjallë e të vdekur. Tani, ndër fantazmat e shumta që shfaqen, është edhe ajo e vet Dr. Baker-it. Aty është edhe shpirti i Theodora-s, një pacienteje të vdekur nga kanceri.  

"Langham Hotel", Londër, Angli

Ai që konsiderohet "grand hoteli" i parë në Angli, hoteli "Langham" me pesë yje, ka pritur mysafirë të dalluar, si Oscar Wilde dhe Mark Twain. Por, janë gjërat e frikshme të cilat janë akumuluar gjatë jetës së tij mbi 149-vjeçare, ato që e kanë sjellë këtë hotel në këtë listë. Aty vlen të përmendet një princ gjerman, i cili para Luftës së Parë Botërore kishte rrëshqitur nga dritarja e hotelit dhe kishte vdekur. Flitet edhe për një njeri i cili e kishte vrarë gruan e tij gjatë muajit të mjaltit. Është parë edhe shpirti i Napoleonit III,i cili ka kaluar pak kohë në këtë hotel. Dhoma 333 thuhet të jetë më e pushtuara nga shpirtrat.

"Hotel Roosevelt", Los Anxheles, Kaliforni

Marilyn Monroe i ka kaluar dy vjet të jetës së saj në këtë hotel. Por, edhe pas vdekjes, janë të shumtë ata që thonë ta kenë parë shpirtin e saj duke u endur nëpër hotel, duke vallëzuar në sallë, apo duke u shikuar në pasqyrën e dhomës së saj të preferuar, numër 229. Por, ajo nuk është e vetme. Në këtë hotel shihen edhe shpirtrat e Carole Lombard-it dhe Errol Flynn-it, kurse shpirti i Montgomery Clift-it rregullisht dëgjohet duke i rënë trumbetës nga dhoma 928, ku kishte qëndruar derisa kishte bërë filmin "From Here to Eternity".

(Kosova Sot Online)