Gjitarët parahistorikë kishin mposhtur virusin nga familja e ebolës

  • 20 September 2019 - 08:51
Gjitarët parahistorikë kishin mposhtur virusin nga familja e ebolës

Virusi Ebola është virus i ri, mirëpo para 23 milionë vitesh, gjitarët kishin arritur ta mposhtin një sulm të tmerrshëm të viruseve, në atë periudhë. Virusi që i kishte sulmuar këta gjitarë në atë periudhë ka qenë vdekjeprurës dhe shkencëtarët e ditëve moderne besojnë që ka qenë i llojit të Ebolës.


Ky është një lajm shumë i rëndësishëm për shkencën, pasi që në të kaluarën ishte besuar që “filovirusët” – familja e viruseve të cilës i përket virusi në fjalë, kanë filluar të shfaqen vetëm para 10.000 vitesh. Studimi i udhëhequr nga Jeremy Bruenn ka gjetur shenja të këtij virusi në katër brejtës, të cilët kanë jetuar para epokës së Miocenit.

(Kosova Sot Online)