Mali i djajve në Japoni

  • 20 September 2019 - 08:53
Mali i djajve në Japoni

Mali “Aokigahara” që ndryshe njihet edhe si “Mali i Djajve” gjendet në Japoni dhe ka një hapësirë prej rreth 35 kilometrash katrorë. Mali është i njohur për numrin e madh të lisave, si dhe një sërë gurësh të çuditshëm, të cilët kanë bërë që ky pyll të vizitohet shumë nga turistët, mirëpo, nuk janë bukuritë natyrore ato që ia kanë rritur namin këtij mali misterioz.




Ky mal, tash e një kohë të gjatë, ka qenë i lidhur me prezencën e shumtë të djajve dhe ky fenomen përfaqësohet me numrin e madh të vetëvrasjeve, të cilat ndodhin pa ndonjë arsye reale. Përkundër lutjeve të shumta që janë bërë nga qeveria japoneze, tash e një kohë të gjatë, vetëvrasjet në këtë pyll nuk përbëjnë risi. 

(Kosova Sot Online)