Studimi i ri tregon se majmunët janë të mençur sa fëmijët tre vjeç

  • 21 September 2019 - 08:56
Studimi i ri tregon se majmunët janë të mençur sa fëmijët tre vjeç

Një studim i bërë së fundmi ka treguar që majmunët dhe më të vegjlit e njerëzve, fëmijët, kanë shumë gjëra të përbashkëta, madje shumë më tepër sesa që është menduar në të kaluarën. Sa i përket të kuptuarit e gjërave, studimi tregon që majmunët janë të aftë sa trevjeçarët.



Studimi, i cili ka qenë bashkëpunim i shkencëtarëve nga Shtetet e Bashkuara me ata nga Gjermania, Italia dhe Spanja, ka treguar që kur majmunët janë të motivuar nga shpërblimi, që në rastin e tyre ka qenë ushqim, ata i kanë kryer detyrat me më shumë përpikëri. Në rastin e zgjedhjes së enigmës, pra, rregullimit të rrugës për të arritur deri tek ushqimi, majmunët janë treguar më të mençur dhe më vigjilentë sesa fëmijët pesëvjeçar. 

(Kosova Sot Online)